Oda Amerikane: Institucionet e reja ta kenë prioritet qasjen në infrastrukturën e gazit amerikan

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve të reja që, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, ta trajtojnë me prioritet përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror amerikan (LNG).

Në reagimin e saj, Oda thekson se Kosova ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e sektorit energjetik dhe se vendimet që do të merren në periudhën e ardhshme do të ndikojnë në sigurinë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërinë e vendit.

Sipas Odës Amerikane, qasja në infrastrukturën rajonale të LNG-së amerikane do të mundësonte ndërtimin më të shpejtë të kapaciteteve të reja energjetike, diversifikimin e burimeve të furnizimit, rritjen e fleksibilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe integrimin më efikas të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Oda vlerëson se zhvillimi i kapaciteteve të reja energjetike nuk lidhet vetëm me prodhimin e energjisë elektrike, por edhe me sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe krijimin e një mjedisi më tërheqës për investime, duke theksuar se kjo qasje është në përputhje edhe me orientimin strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zhvillimet rajonale për forcimin e sigurisë energjetike.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e ish kryetarit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale, lirimin me kusht

Mbrojtja e ish kryetarit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale, lirimin me kusht të …