Janina Ymeri kritikon Ministrinë e Shëndetësisë pas pamjeve nga Pediatria: Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi

Janina Ymeri kritikon Ministrinë e Shëndetësisë pas pamjeve nga Pediatria: Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një qytetare ngriti shqetësime për kushtet në të cilat po trajtohen fëmijët.

Në reagimin e saj, Ymeri ka kritikuar gjendjen në institucionet shëndetësore dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Si në çdo qeveri të korruptuar, institucionet janë katastrofë të menaxhuara, ndërsa ministrat me paraqitje të kuruar. Spitalet pa çarçafë e pa kurrfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi”, ka shkruar ajo.

Ymeri i ka bërë thirrje ministrit Vitia të krahasojë kushtet në të cilat trajtohen pacientët me paraqitjen e tij publike.

“Ftoj ministrin të krahasojë pak shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund, të dyja paguhen me para nga ne të ngratit. Pyetja është pse nuk po ndërrohen për fëmijët çarçafët e shtrati, por po vezullojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, ka deklaruar ajo.

Reagimi i deputetes së zgjedhur vjen pasi një qytetare publikoi pamje nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, duke theksuar se nuk kërkohet luks, por vetëm kushte minimale dhe dinjitoze për trajtimin e fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Stabiliteti politik është i domosdoshëm për Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për qëndrueshmëri …