Oda e Afarizmit të Kosovës ka organizuar konferencë për media lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale

Oda e Afarizmit të Kosovës ka organizuar konferencë për media lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale

Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me bizneset e sektorit minerar organizuan konferencë për media lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale. Anëtari i Bordit të OAK-ut, Hamdi Malushi tha se kanë brenga të mëdha lidhur me  projketligjin aktual për miniera dhe minerale. “Sektori privat me plot gojën thuhet se është promotor i zhvillimit ekonomik, mirëpo këtu qëndrojnë problemet tona për zhvillim, shihet se kemi probleme të mëdha. Formulimi i ligjeve që është bërë nuk është i përkryer ashtu siç është harmonizuar, ndërsa edhe zbatimi është problem. Mirëpo ne kemi ardhur deri te konkludimi se formulimi i ligjeve që është bërë është pengesë për biznese dhe kanë sjell gjendjen e bizneseve për të hequr dorë ose të shuajnë bizneset”, ka thënë Malushi, duke shtuar se ka një shkëputje ku biznesi dhe ligjvënësi nuk komunikojnë mes vete, dhe për ata jemi këtu që ta përçojmë fjalën tonë të institucionet.

“Kemi ngritur zërin kur e kemi parë projektligjin në fjalë, por ndodhi diçka që ne asnjë shenjë nuk e pamë, andaj ne bëjmë thirrje. Që projektligji të hiqet për votim derisa të merrem parasysh rekomandimet e bizneseve dhe OAK. Biznesi po stagnon dhe zhvillimi po stangon si pasojë e ligjit për miniera dhe minerale. Sepse nuk e banë barra qiranë për bizneset. Ligji duhet të jetë më i përshtatshëm për biznese. E kemi është problemi, sa dëgjohet zëri i bizneseve dhe nuk dëgjohet asnjë herë”, tha Malushi. Ai ju bëri thirrje deputetëve që të bëhet një Komision parlamentar për harmonizimin e e rekomandimeve të bizneseve për ligjin e minierave dhe mineraleve. Ndërsa, biznesmeni Menderes Halabaku ka kërkuar harmonizim ndërmjet Pylltarisë dhe KPM për licenca. “Te rekomandimi te harmonizimi në mes rezerva për kohëzgjatje në mes Agjencisë së Pyjeve”, ka thënë Halabaku.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …