Odën e Afarizmit të Kosovës e vizituan bashkëpunëtorët nga Gjermania

Odën e Afarizmit të Kosovës e vizituan bashkëpunëtorët nga Gjermania

Gjatë fundjavës, në Odën e Afarizmit të Kosovës u mirëpritën delegacioni gjerman në përbërje me: Claus Bollrath, Thomas Schulte dhe Megi Maas për të diskutuar lidhur me projektin e përbashkët që ka të bëjë me zhvillimin e platformës digjitale.  Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më i detajuar lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm dhe mënyrën se si do të funksionojë platforma digjitale “Porta Komerciale” që OAK në bashkëpunim me Jacques-d.de, kishte prezantuar muaj më parë. Kjo platformë ka për qëllim plasimin e produkteve të Kosovës në tregun Evropian, ku të gjithë të interesuarit kanë mundësi që online të kenë qasje në produktet që ata dëshirojnë të porositin, specifikat e këtyre produkteve dhe të gjitha informatat e nevojshme. Me këtë rast përfaqësuesit e Jacques-d do të kujdesen për marketingun e kësaj platforme, në mënyrë që të bëhet e njohur në gjithë Evropën.

Zhvillimi i kësaj platforme është shumë i rëndësishëm për faktin se ajo ofron mundësinë e shitjes së produkteve të Kosovës në tregun evropian dhe u shpalosën idetë që OAK ka për mënyrën e funksionimit të mëtutjeshëm të kësaj platforme. Claus Bollrath, theksoi se në Kosovë ka produkte mjaft kualitative, të cilat është shumë e rëndësishme që të depërtojnë në tregun Evropian. Ai, gjithashtu theksoi edhe përvojën e mirë që kanë kjo kompani në bashkëpunim me disa prodhues. Në fund të takimit të dyja palët u akorduan se është shumë e rëndësishme që praktikat më të mira ndërkombëtarë të i sjellim edhe në vendin tonë. Ky projekt është në një fazë të rëndësishme dhe po punohet bashkërisht që bizneseve tu jepet një mundësi e madhe e zgjerimit të shitjes në tregun evropianë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …