Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur sot në Londër nga homologia e tij, Theresa May

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot në Londër me homologen e tij, Theresa May

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr sot pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga Kryeministrja Theresa May. Kreu i Ekzekutivit, tha se në sesionin e parë fokus ishte tema ekonomike.

“Sot po marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga Kryeministrja Theresa May dhe në mesin e shumë liderëve evropian. Në sesionin e parë, ku fokus ishte tema ekonomike, përmenda të arriturat tona në këtë fushë, investime infrastrukturore dhe ligjore që kemi bërë, zonat ekonomike dhe projektet kyçe që na lidhin me vendet e rajonit dhe Evropën, si dëshmi e mirë që Kosova po ecë përpara dhe ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj. Procesi i Berlinit i ka hapur rrugë stabilitetit ekonomik dhe politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është e përkushtuar që rrugën e saj, ta vazhdojë në frymën e bashkëpunimit regjional dhe mbi vlerat euro-atlantike!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …