OKB: Kemi dështuar të ofrojmë ndihmë për njerëzit në Siri, ata me të drejtë ndjehen të braktisur

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka pranuar se banorët e Sirisë nuk janë ndihmuar sikur e kanë merituar, gjatë përballjes me pasojat e rënda nga tërmeti i 6 shkurtit, i cili goditi edhe Turqinë. Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, pranoi se Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte dështuar të ofronte ndihmë për njerëzit në rajonin e kontrolluar nga opozita e Sirisë që nga tërmeti shkatërrues i së hënës. “Deri më tani kemi dështuar te njerëzit në veriperëndim të Sirisë. Me të drejtë ndihen të braktisur. Duke kërkuar për ndihmë ndërkombëtare që nuk ka mbërritur. Detyra ime dhe obligimi ynë është ta korrigjojmë këtë dështim sa më shpejt që të mundemi. Ky është fokusi im tani” është shprehur zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths. Familjet e viktimave në qytetin Jandaris, provinca Idlib, ngritën flamurin e OKB-së me kokë poshtë mbi ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet për të dënuar mungesën e ndihmës nga organizata.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …