Brickos

Nga rrënojat në Idlib të Sirisë u nxor tërë një familje, dy vajza, djali, nëna dhe babai

Numri i viktimave nga tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Sirinë, ka kaluar në mbi 33 mijë

Numri i viktimave nga tërmeti që ka goditur të hënën, më 6 shkurt,Turqinë dhe Sirinë, ka kaluar në mbi 33 mijë. Sky News raporton se nga të dhënat e fundit mësohet se numri i njerëzve që kanë humbur jetën në rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi, ka arritur në 29 mijë e 605 persona ndërsa në Siri, 3 mijë e 553. Numri i përgjithshëm i tyre është 33 mijë e 158. Po ashtu njoftohet se ky numër mund të rritet ende pasi ende janë duke u gjetur trupa të pajetë të njerëzve derisa po bëhen përpjekje për gjetjen e të mbijetuarve, ndonëse shpresat për raste të tilla sa vijnë e shuhen pasi mundësitë për mbijetesë për shtatë ditë me radhë, nën gërmadha, janë minimale. Ekipe anekënd vendeve të botës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’i dal ndihmë personave që kanë pësuar si dhe po hulumtojnë nën gërmadhe për të ndihmuar ndonjë të mbijetuar të mundshëm. Edhe gjatë ditës së sotme raportohet për gjetjen e personave të gjallë që i kanë mbijetuar tërmetit të fuqishëm që mori dhjetëra mijëra jetë njerëzish.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …