Brickos

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Fuiqizimi i prodhimit vendor zvogëlon hendekun tregtar dhe nxit ekonomin vendore

Problemet socio-ekonomike që jemi duke u përballur kohët e fundit kanë shkaktuar një rritje të madhe të kostos së jetesës e sidomos rritja e çmimit për të mirat bazike esenciale e cila ka prekur tëgjitha shtresat e shoqerisë. Sistemi i brishtë ekonomik dhe ndërvarësia e madhe nga importi në menyrë indirekte ka prekur edhe tregun kosovar. Referuar statistikave kemi një mesatare të rritjes së çmimeve të harmonizuara vjetore prej 16% dhe normalisht kjo është barrë e rënd për kosovarët. Kampanjat e fundit për bojkotim të produkteve serbe janë të mirëseardhura në aspektin e patriotizmit ekonomik, por nëse e analizojmë në aspektin e implikove ekonomike, konsumit, kostos së jetesës dhe aftësive prodhuese të brendshme e ndërvarësisë nga importit atëherë situata nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë si tregtar. Kosova ka një bilanc tregetar 85% import ku eksporti e mbulon vet 15%  importin dhe normalisht kjo duhet lexuar si problematikë. Fuqizimi i sektori përpunues dhe i prodhimit  mbetet faktori kyç edhe për ulje të deficitit tregtar, por edhe për realizimin e kampanjës së mosblerjes së produkteve serbe sepse qytetarët tani do të kishin alternativa vendore për konsum në tryezat e tyre familjare dhe me çmime të arsyeshme që përkojnë me nivelin e buxhetit familjar që ata kanë në dispozicion. Përmes fuqizimit do të ndikohej direkt ne rrethxhirim te paras brenda ekonomis  permes nxitjes se aktivitetit ekonomik brenda për brenda sektorve.  Bujqësia mbetet sektor kyç ku duhet të trajtohet me prioritet nga institucionet, sepse fatkeqësisht vitin e kaluar 37% ishin mbuluar kërkesat e konsumit vendor me grur të  prodhuar nga fermerët kosovarë e fatkeqësisht sot bujqësia ka një pjesëmarrje  vetëm 17% në  GDP- vendore, rritja e subvencioneve në sipërfaqe dhe rendiment po ashtu edhe e grandeve  stimulon sadopak bujqit që të punojnë, sepse fatkeqësisht kemi një rritje mesatare të çmimeve  22% për inputet që përdoren në bujqësi e kjo me të vërtetë e pamundëson punën dhe njëkohësish ulë në masë të madhe sipërfaqën dhe rendimentin e kulturave të ndryshme.

Orientimi në NVM-të me karakter prodhues do të rris produktivitetin, prodhimin do të gjeneroj vende të reja të punës do të ndikoj në rritje dhe zhvillim ekonomik dhe do të ulë hendekun tregtar duke mundësuar rrethxhirimi e parasë nëpër sektorë të ndryshme duke stimuluar gjenerimin e aktivitetit ekonomik. Bëhu patriot duke stimualuar paraprakisht prodhuesit vendor e duke blerë produkte cilësore vendore. 

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …