Opozita e bashkuar

Opozita e bashkuar insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Opozita e bashkuar kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si zgjidhje e vetme për të dalë nga kriza politike, në të cilën është futur vendi. Ajo është unike në qëndrimin se  pa largimin e qeverisë aktuale e cila udhëhiqet nga koalicionin PDK-LDK nuk mund të ketë ndryshime pozitive në vend. Lidhur me këtë qëndrim të opozitës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se shumë shpejt do të ketë një ftesë të veçantë për opozitën, e cila, sipas tij del të jetë shumë serioze. Veseli ka shprehur optimizmin e tij se opozita do ta pranojë ofertën e tij. Lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhjetë parakohshme, ai ka deklaruar se edhe për këtë çështje duhet të ketë dialog e marrëveshje paraprake. “Me marrëveshje bashkë e kemi shpallur pavarësinë, me marrëveshje jemi liruar me marrëveshje mund të arrijmë çdo gjë bashkërisht. Kështu të ndarë e me ultimatume assesi”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …