Organet e rendit dhe ligjit në Shqipëri kanë lëshuar 17 urdhër-arreste për vrasje dhe shpërdorim detyre

Organet e rendit dhe ligjit në Shqipëri kanë lëshuar urdhër-arreste për vrasje dhe shpërdorim detyre si pasojë e të cilave mendohet se humbën jetën shumë qytetar gjatë tërmetit që goditi pjesën bregdetare të Shqipërisë me epiqendër Durrësin. Prokuroria e Durrësit ka lëshuar këtë të shtunë 17 urdhër-arreste, prej të cilëve janë zbatuar vetëm 9. Mes tyre ka funksionarë të shtetit, por edhe ndërtues, të cilët në varësi të funksionit të tyre akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese dhe shpërdorim detyre. Mediet në Shqipëris njoftojnë se një grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor. Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …