Brickos

Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu porositë LDK-së të mos barrikadohen pas kërkesës për postin e presidentit

Pas mbledhjes së kryesisë Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja nga radhët e saj, Albulena Haxhiu ka porositur Lidhjen Demokratike të Kosovës të mos barrikadohen pas kërkesës për postin e presidentit. Gjatë takimit, kryetari, Albin Kurti na njoftoi për ecurinë e takimeve me LDK’në. Sot kemi takimin në orën 16:00 me LDK’në në Kuvend dhe do të bëjmë përpjekje siç kemi thënë për të arritur koalicionin. Por padyshim nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë. Sepse në anën tjetër ka barikadime. Dhe për sa kohë ka barikadime të tilla për qëndrime, nuk mund të kemi koalicion qeverisës dhe ne bëjmë thirrje që kërkesa për Presidentin nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e padrejtë dhe bëjmë thirrje të hiqet dorë nga barikadimet, ka theksuar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …