Organizata ERA nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me Komunën e Pejës, Burimit, Deçanit, Junikut dhe KPK-në

Organizata ERA nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me Komunen e Pejes, Istogut, Deçanit, Junikut dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës me qëllim të bashkëpunimit midis palëve për ruajtjen e Rrëqebullit Ballkanik dhe habitatit të tijë. Si rezultat, Këshilli Prokurorial i Kosovës cakton një prokuror koordinator për rastet e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës për Prokuroria Themelore në Pejë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e resurseve natyrore, duke siguruar një angazhim afatgjatë për arritjen e objektivave të përbashkëta, në veçanti të ruajtjes së Rrëqebullit të Ballkanit, habitateve të tij dhe specieve të gjahut në Kosovë.

Vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi është marrja e obligimit nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës për caktimin e një prokurori koordinator për rastet e mbrojtjes së ambientit dhe mjedisit natyror për Prokurorinë Themelore në Pejë.

Ky Memorandum do te mundësojë kombinim e burimeve njerëzore në monitorimin e jetës së egër, rritjen e ndërgjegjesimit, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit. Këshilli Prokurorial zotohet që lëndët e krimeve mjedisore të trajtohen me prioritet nga ana e prokurorëve konform detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Ky aktivitet u mundësua me përkrahje nga EuroNatur në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …