Organizohet festa Tradicionale e Vjeljes së Perimeve “AGROFESTA” në Krushë të madhe

Krusha e Madhe njihet si një ndër fshatrat më të mëdha të rajonit të Anadrinisë, dhe i takon Komunës së Rahovecit. Krusha e Madhe, tashmë po e merr rolin e një qendre urbane që ofron mundësi të zhvillimit ekonomik dhe kulturor. Edhe këtë vit, Festivali i Vjeljes së Perimeve, i gjashti me radhë, do të mbahet më datë 14 shtator 2019, në Krushë të Madhe, në vendin e traditës dhe kulturës bujqësore.

Festivali i Vjeljes së Perimeve, i cili tashmë ka filluar ta marr përmasën e një festivali tradicional, do të ketë aktivitete të ndryshme dhe përkrahet nga Komuna e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …