Organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” mbahet tribuna shkencore kushtuar heroit Idriz Seferi

Organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” mbahet tribuna shkencore kushtuar heroit Idriz Seferi

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Gjilan sot me rastin e 170 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vdekjes së heroit të kombit Idiz Seferi, mbahet tribunë shkencore kushtuar këtij heroi  me temë: “Idriz Seferi – një jetë për Shqipëri (1847-1927)”.  Me ç’rast do të paraqitën me anë të kumtesave 19 studiues nga të gjitha trojet shqiptare ku do të trajtohet figura e Idriz Seferit nga gjenealogjia e familjes, orët e para të veprimtarisë së armatosur, ngritja e Idriz Seferit në personalitet prijës në Lëvizjen Kombëtare, kryengritjet e armatosura të viteve 1908-1912, Beteja e Kaçanikut, qëndresa ndaj pushtuesve serbë e bullgarë 1912-1927 dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij. Personaliteti dhe veprimtaria e Idriz Seferit do të pasqyrohen në të gjitha dimensionet politike, ushtarake, shoqërore dhe kulturo-arsimore.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Qasje selektive ndaj drejtësisë: Donika Gërvalla hesht për Specialen, por sulmon gjykatat vendore

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zgjedhur një qasje të përmbajtur ndaj Dhomat e Specializuara …