leoni

Organizuesit e aktivitetit “Marsh për Drejtësi” kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive

Organizuesit e aktivitetit “Marsh për Drejtësi” kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive. Gjatë konferencës për medie, Eliza Hoxha theksoi se “ E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Ju ftojmë që me 2 Prill nga ora 14:00 të takohemi tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe të marshojmë drejt sheshit “Skenderbeu”. Ajo ka falënderuar të gjithë kontribuuesit dhe vullnetarët që po japin kontributin e tyre në këtë aktivitet solidar me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ismail Tasholli tha se e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit tonë, është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë. Ai shtoi më tutje se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të imponuar dhe të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe për lirinë e vendit tonë. Këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithë, sepse është një e vërtetë e çdonjërit. Është e vërteta e Kosovës së djeshme, e të sotmes dhe e Kosovës të së nesërmes.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …