Në slloveni u zbulua një skandal të madh financiar, ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Otasheviq: Ka informacione se paratë që i tërhoqi Martin Berishaj, përfunduan në financimin e fushatës së Vetëvendosjes

Autori i artikullit që lajmëroi bllokimin e xhirollogarive bankare të kompanisë së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt kryeredaktori, Vladimir Otasheviç në një intervistë për Albanian Post, ka deklaruar se përveç këtij hapi të ndërmarrë nga Banka Qendrore e Malit të Zi, atje po qarkullojnë informacione se paratë që i tërhoqi Berishaj, ka mundësi të kenë përfunduar në financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje. Organizata “Alternativa Mali i Zi” na ka thënë se kanë informacione jozyrtare rreth asaj se transaksionet nga kompania e Martin Berishajt “MB Consulting” në Mal të Zi janë përdorur për fushatën politike të Albin Kurtit”, ka thënë Otasheviç. Por, për organizatën që e ka cituar, “Alternativa Mali i Zi”, ka deklaruar se kanë informacione për figura politike në Mal të Zi dhe jashtë, duke pretenduar se aludimet e tyre mund të mos jenë krejt të pabazuara. Kryeredaktori Otasheviq gjatë ditës lajmëroi se Banka Qendrore e Malit të Zi ka bllokuar xhirollogarinë bankare të kompanisë së Berishajt, për shkak të një borxhi prej 31 mijë eurove. Këto dokumentacione u shfaqën edhe në regjistrat e Autoriteteve Tatimor të Malit të Zi, ku kompania e Martin Berishajt “MB Consulting”  evidentohej e bllokuar si pasojë e borxhit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …