OVL-UÇK

OVL e UÇK-së, dënon vendimin e Gjykatës Speciale për moslirimin e Hashim Thaçit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh indinjatën dhe revoltën e saj të thellë ndaj vendimit të padrejtë dhe të papranueshëm të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij. Ky vendim, i cili cenon të drejtat themelore të njeriut, është një akt i dhimbshëm që kundërshton vlerat universale të humanizmit dhe të drejtësisë. Organizatës së Veteranëve të UÇK-së i duket se ky veprim është një akt i qëllimshëm i Gjykatës Speciale për të poshtëruar dhe degraduar jo vetëm Hashim Thaçin, por dhe të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së dhe vlerat për të cilat ata luftuan. Ata kërkojnë reagim të fuqishëm nga institucionet ndërkombëtare dhe faktori politik i Kosovës dhe Shqipërisë për të parandaluar shkelje të tilla të të drejtave themelore.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …