OVL UÇK Besianë: Më 27.01.2024 bëhen 25 vite nga rënja heroike e dëshmorit të Kombit Bedri Bajrami-BEDI!

Më 27.01.2024 bëhen 25 vite nga rënja heroike e dëshmorit të Kombit Bedri Bajrami-BEDI!
Ta nderojmë dhe kujtojmë Janarin e krenarisë, te flakës se pushkës për lirinë e atdheut, Janari i flakës që nuk shuhet Kurrë.
Janari i rënies Heroike të Zv.Komandantin e Njësisë Speciale të UÇK-së Bedri Bajrami,(BEDI) 27 janari është datë e veçante sepse kujtojmë dhe nderojmë Bedin ku ra heroikisht ne luftë ballë për ballë me forca te mëdha ushtarake paramilitare serbe e çetnike ne fshatin Majac.
Bedi ishte i vendosur ai nuk u tërheqke nga pozicionet edhe kur shokët nganjëherë e këshillonin qe te tërhiqej
Slogani i Bedit ishte po që se duhet vdekur, më mirë të vdesim ne se sa Atdheu ynë i shtrenjtë, dhe 27 Janari ishte ngritja e tij ne Altarin e Lirisë, ku ra Heroikisht për tu Bashkuar në vargun e udhëheqësve dhe Dëshmorëve të rëne për LIRI.
Bedi prehet sot nën Flamurin Kombëtar, prandaj përulemi me nderime më të larta para Bedit dhe gjithë dëshmorëve te Kombit,
LAVDI të gjithë Dëshmorëve të Kombit🇦🇱

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …