OVL-UÇK

OVL-UÇK reagoi kundër Albin Kurtit i cili përshëndeti Rexhep Selimin, por nuk përmendi emrat e krerëve të tjerë të UÇK-së, në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti, pasi në një debat televiziv i dërgoi të fala vetëm bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, duke anashkaluar kështu Hashim Thaçin, Kadri Veselin,  Jakup Krasniqin e të tjerët. Sipas përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, fakti që Kurti e përmend veç Rexhep Selimin, është  qëndrim i “ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë. Ne kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë. Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …