Pacolli

Pacolli i thotë Kurtit: Në Kosovë nuk janë hapur 10 mijë vende pune dhe nuk ka pasur rritje ekonomike 10 për qind

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se këtë vit në Kosovë janë hapur 10 mijë vende pune dhe ka pasur rritje ekonomike 10 për qind. Pacolli thotë se as nuk janë hapur 10 mijë vende pune e as nuk ka rritje ekonomike 10 për qind, duke pyetur se ku janë hapur ato vende dhe kush është punësuar. Ai thotë se fakti qëndron se shumë punëtor të larguar nga puna për shkak të pandemisë këtë vit janë ri integruar pjesërisht. Sa i përket rritjes ekonomike, Pacolli ka deklaruar se nuk ka pasur rritje të të hyrave për qytetarët, nuk ka pasur as rritje të mesatares së konsumit, as nuk ka pasur investime infrastrukturore, as nuk ka pasur ngritje të subjekteve të reja ekonomike. Pacolli thotë se Kosova s’ka kursime e qëndrueshmëri ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …