Kurti: E kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike edhe unë jam i frustrutar...shteti gjakonte

Kurti: E kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike edhe unë jam i frustrutar…shteti gjakonte

Duke folur lidhur me krizën energjetike në vend, kryeministri, Kurti si gjithnjë ka fajësuar, Hashim Thaçin edhe pse i kishte dhënë fund reduktimeve të rrymës, dhe të gjitha qeveritë paraprake, madje edhe atëherë ku ka pasur stabilitet të plotë energjetik.

Kurti tha se para tetë muajve e kanë gjetur shtetin përtoke që gjakonte në të gjitha anët. Është ky një krahasim fatal dhe jashtë çdo logjike të shëndoshtë, që nuk nënkupton vetëm, frustrimin e pranuar, por është një paranojë e zezë  të rrezikshme, pasi kudo sheh gjak, gjak… “Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar. Këto konstatime super paranojake tregojnë gjendjen e  rënduar mentale dhe jo vetëm emocionale të  kryeministrit…

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …