Edita Tahiri

Edita Tahiri: Kurti i mori votat e qytetarëve për të zgjidhur problemet, jo për të fajësuar qeveritë e kaluara

Edita Tahiri ka deklaruar se  Albin Kurti i ka marrë votat për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara. Ish-kryengociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, i ka reaguar kryeministrit pasi ai  ia hodhi fajin qeverive të kaluara për problemin aktual me krizen energjetike në vend. Edita Tahiri ka thënë se qeveritë janë për të zgjidhur problemet sepse për këtë janë votuar dhe jo për t’i fajësuar pushtetet e kaluara. Teksa ka mbajtur fjalim në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti foli edhe për krizën energjetike në vend. Për këtë Kurti ia hodhi fajin qeverive të kaluara, duke u shprehur se e kanë lënë Kosovën në terr.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …