Brickos

Blerta Deliu

Blerta Deliu-Kodra: E kotë është përpjekja e kryeministrit t’i fajësojë qeveritë e kaluara për terrin në pikën e dimrit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ia hodhi fajin qeverive të kaluara për problemin me krizën energjetike në vend. Blerta Deliu Kodra ka thënë se është e kotë përpjekja e kryeministrit që t’i fajësojë qeveritë e kaluara për terrin në pikën e dimrit, sepse qytetarët e dinë që ky problem ka kohë që nuk ekzistonte në vendin tonë. Ajo ka thënë se Kosova ka më shumë se një dekadë që nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike dhe se pazotësia e kryeministrit vetëm sa po e thellon krizën në të gjitha segmentet e shoqërisë.

Ka më shumë se një dekadë që premtimi për furnizim të rregullt me energji elektrike nuk ekziston në fjalorin e politikanëve. Kryeministër, pazotësia e juaj vetëm sa po e thellon krizën në të gjitha segmentet e shoqërisë. Je Kryeministër që t’iu shërbesh qytetarëve dhe të ofrosh zgjidhje para se të akuzosh të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …