Pacolli: Partneritetin me miqtë perëndimorë ta ruajmë si sytë e ballit

Pacolli: Partneritetin me miqtë perëndimorë ta ruajmë si sytë e ballit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi gjatë një takimi janë pajtuar për zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë në procesin integrues të Kosovës dhe liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët. Në këtë takim është biseduar për proceset politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit. “Kisha kënaqësinë të pres sot në zyrën time ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduam për proceset politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Me ambasadorin Sardi u dakorduam që të punojmë ngushtë për procesin integrues të Kosovës dhe liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët tanë. Miqësinë dhe partneritetin me miqtë tanë perëndimorë duhet t’i ruajmë si sytë e ballit”, ka shkruar Pacolli në një postim në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …