Daily Archives: 03/09/2025

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon të mbetet i bllokuar pavarësisht marrëveshjeve të arritura ndër vite, përfshirë atë të Ohrit në vitin 2023, zbatimi i së cilës ka ngecur. Takimi i fundit në kuadër të dialogut u mbajt në qershor 2025 …

Më shumë...

Kroacia: Marrëveshja e përbashkët për blerje armatimi mund të ndodhë vetëm me Shqipërinë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka thënë se një marrëveshje e përbashkët për blerje armatimi mund të realizohet vetëm mes Kroacisë dhe Shqipërisë, pasi të dyja janë anëtare të NATO-s. Duke komentuar idenë e përmendur nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës për një bashkëpunim trepalësh me Shqipërinë dhe …

Më shumë...

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte ftuar si dëshmitar lidhur me hetimet mbi rezervat shtetërore, duke preferuar që prokurorët ta intervistonin në zyrën e tij. Sot ai u shfaq në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në seancën ndaj njërit prej drejtuesve të …

Më shumë...

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme të komunës, ku disktua gjerë e gjatë për rolin vendimtar të grave në ekonomi, politikë, ndërmarrësi e në familje. Në këtë takim, ai prezantoj synimin për rritjen e mbështetjes për gratë që lindin në maternitetin …

Më shumë...

Ngjarja e 3 shtatorit 1878: Shqiptarët e Lidhjes së Prizrenit vrasin Mehmet Ali Pashën

Më 3 shtator të vitit 1878 forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të udhëhequra nga Sylejman Vokshi,  vranë në Gjakovë mareshalin turk, Mehmet Ali Pashë Magjari, në kullat e Abdullah Pashë Drenit. Gjatë përleshjeve disa ditore janë vrarë rreth 400 kryengritës shqiptarë dhe 92 ushtarë të Perandorisë turke. Mareshali turk …

Më shumë...

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Aziz Kelmendi

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin Karaçicë të  Drenicës. Ishte vrarë në dalje të Kazermës së Paraçinit, në Serbi më 3 shtator të vitit 1987, pasi paraprakisht dyshohej se kishte vrarë katër  ushtarë jugosllavë.  Kjo vrasje mbeti enigmatike për faktin se …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese sqaron ankesën e Listës Serbe për nënkryetarin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ankesën e dorëzuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe, më 30 gusht 2025, mbi çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit. Gjykata ka bërë të ditur se kërkesa është ende në proces shqyrtimi dhe se në dokument nuk përdoret asnjëherë termi “Kuvendi …

Më shumë...

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, viziton Bondsteel dhe ekspozitën e armëve të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së NATO-s në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka vizituar Kampin Bondsteel, ku u takua me personelin e Komandës Rajonale Lindje (RC-E) dhe u njoh me operacionet e përditshme të misionit të NATO-s në Kosovë. Në kuadër të vizitës, Barduani u prit nga komandanti i RC-E, …

Më shumë...

Edita Tahiri: Aleanca Kosovë–Kroaci mbetet strategjike, ndërsa BE-ja dhe qeveria Kurti heshtën për Banjskën

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Reagimi i ish-zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, pas deklaratës së kryeministrit kroat Andrej Plenković në Forumin e Bledit, shënon rikthimin e debatit mbi rolin e Bashkimit Evropian dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj sulmit terrorist në Banjskë. Tahiri e ka vlerësuar si të guximshme qasjen e Plenkovićit, i cili …

Më shumë...

Xhafer Hamëz Vehapi (3.6.1975 – 3.9.1998)

Xhafer Hamëz Vehapi (3.6.1975 – 3.9.1998)

Pothuajse asnjë rrebesh që kaloi mbi fshatin Zatriq, deri tash, nuk mbeti pa lënë gjurmë kobi e tmerri të llahtarshëm, si në Zatriq ashtu edhe në fshatrat përreth e në tërë Rrafshin e Anadrinit. Zatriqi, vendlindja e dëshmorëve të kombit: Mazllum e Esad Kastrati dhe e Xhafer Vehapit, është fshati …

Më shumë...

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, se disa deputetë opozitarë janë “të shantazhuar” për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe. Deputeti i LDK, Lutfi Haziri, i ka cilësuar këto deklarata si të pabazuara dhe të papranueshme, duke kujtuar …

Më shumë...

Mazllum Alush Kastrati (6.9.1979 – 3.9.1998)

Mazllum Alush Kastrati (6.9.1979 - 3.9.1998)

Pothuajse asnjë rrebesh mbi fshatin Zatriq, nuk mbeti pa lënë gjurmë kobi e tmerri të llahtarshëm, si në Zatriq ashtu edhe në fshatrat përreth e në tërë Anadrinin. Zatriqi është fshati i Dan Zatriqit të njohur në këngët tona të epikës historike, është fshat që shtrihet në majat më të …

Më shumë...

Esat Rrahim Kastrati (16.10.1978 – 3.9.1998)

Esat Rrahim Kastrati (16.10.1978 - 3.9.1998)

Se asgjë në histori nuk ndodh rastësisht, dhe se “dardha pikë nën dardhë”, flet edhe thënia popullore: “Nami i Pashë Maliqit, Shpata e Dan Zatriqit”, e dalë nga kënga për Luftën e Dan Zatriqit, e njohur si “Prej Prokuple deri në Nish”. E për Zatriqin, një fshat – kala e …

Më shumë...

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të fotografohej, i kishte krehur flokët. I kishte ndarë në dysh, majtas e djathtas, në mes kishte lënë një tufë si kokë shqiponje. Edhe nëse ndokush mendon se ajo kishte qenë rastësi, jeta dhe vepra e …

Më shumë...

Enver Hasani: Osmani s’mund të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar Kuvendi

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit është e bazuar dhe se presidentja Vjosa Osmani nuk ka të drejtë të japë mandat për formimin e qeverisë pa u përmbushur ky kusht. Në një intervistë për Euronews …

Më shumë...

“FardiFest”, një festival interaktiv me plot aktivitete për të gjithë mbahet në Gradish me 6 dhe 7 gusht

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka postuar në profilin e tij në facebook një video-adresim ku fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në aktivitetet për nder të muajit të mërgimtarëve “FardiFest”, një festival interaktiv me plot aktivitete për të gjithë. “FardiFest” mbahet më 6 …

Më shumë...