Daily Archives: 06/07/2025

Kastrati: Malisheva po hyn në një fazë të re të zhvillimit urban

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtaren kryesore financiare, Valentinë Krasniqi, mbrëmë vazhduan me mbajtjen e dëgjimeve publike për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2026. Qëllimi i këtyre takimeve është mbledhja e kërkesave dhe konsultimi me …

Më shumë...

Fillon korrja dhe shirja e grurit në Komunën e Vitisë

Në territorin e Komunës së Vitisë kanë filluar korrjet dhe shirjet e grurit për këtë sezon bujqësor. Kryetari i Komunës, z. Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, z. Naim Pira, dhe drejtorin e Inspeksionit, z. Halil Musliu, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar nga afër punimet në …

Më shumë...

Kryetari Haliti përcjellë nga afër punimet në rregullimin e asfaltit në drejtim të Kllokotit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në rregullimin e asfaltit ndërmjet trotuarit dhe asfaltit në drejtim të Kllokotit, deri te vendi “Mediterani”, si dhe përfundimin e sheshit deri te ura afër çerdhes. Po ashtu, ai ka parë nga afër edhe punimet që po kryhen nga kompania …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Nuk votoj për shpërndarje të Kuvendit

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të voton për shpërndarje të Kuvendit. Ai ka thënë më tutje se nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj. “Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë …

Më shumë...

Avokati i Popullit: Zgjatja e paraburgimit të të akuzuarve në Hagë, bie ndesh me parimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka drejtuar kritika të shumta ndaj Gjykatës së Hagës e cila po akuzon drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar se zgjatja e paraburgimit për të akuzuarit në Dhomat e Specializuara në Hagë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me standardet e Gjykatës …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi: Qarkorja e Ministrisë së Financave është në kundërshtim me ligjin

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka drejtuar kritika në drejtim të Ministrisë së Financave. Ai e ka akuzuar Ministrinë e Financave për keqinterpretim të ligjit dhe për ndalimin e padrejtë të proceseve teknike të vlerësimit të pronave komunale. “Kjo ministri ka ngatërruar ligjin në fuqi …

Më shumë...

Eugen Cakolli: Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga Vetëvendosje, e mbylli sërish seancën në mënyrë arbitrare

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Egugn Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se seanca e radhës së Kuvendit është mbyllur në mënyrë arbitrare. Ai ka shkruar se kryesuesi i saj, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, e mbylli sërish seancën në mënyrë arbitrare, siç ka bërë 33 herë deri tani. …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish

Pas dështimit të radhës së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish. “Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të …

Më shumë...

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka të dhëna se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit ka ardhur nga Serbia

Policisa

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka të dhëna sipas të cilave kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit ka ardhur nga Serbia. Policia ka njoftuar po ashtu se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur për një numri të telefonit, i cili dyshohet se është …

Më shumë...

Time Kadriaj: Turpi në këtë rast e ka emrin Albin Kurti

Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe partisë Vetëvendosje. Ajo ka theksuar se Vetëvendosja dhe Kurti pranojnë vetëm ato vendime që iu pëlqejnë, ndërsa i injorojnë ato që nuk iu konvenojnë, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës …

Më shumë...

Arsen Daut Mazrekaj (28.12.1979 – 6.7.1998)

Arsen Daut Mazrekaj (28.12.1979 – 6.7.1998)

Arsen Mazrekaj u lind më 28 dhjetor të vitit 1979, në fshatin Drenoc, komuna e Deçanit. Rrjedh nga një familje e ndershme, bujare e atdhetare. Gjatë regjimeve okupuese, kësaj familje i janë vrarë disa meshkuj nga forcat serbe, dy prej tyre kanë rënë dëshmorë në luftën e UÇK-së. Kështu, në …

Më shumë...

Arbana Qeriqi Gashi: Babi, të kujtoj me mall të pashuar, në tre mujorin e shkuarjes në amshim

Babi, të kujtoj me mall të pashuar, në tre mujorin e shkuarjes në amshim Babi, sot janë bërë 93 ditë pa Ty, dhe mungesa jote rëndon si gur në shpirtin tim. Çdo ditë që kalon pa praninë tënde është një përballje me zbrazëtinë e madhe që ke lënë. Më mungon …

Më shumë...

Frank Shkreli: GËZUAR FESTËN E BAJRAMIT – DUKE KUJTUAR HAFIZ ALI KRAJËN – NDERI I FESË DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR

Frank Shkreli: GËZUAR FESTËN E BAJRAMIT – DUKE KUJTUAR HAFIZ ALI KRAJËN - NDERI I FESË DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR

Ndonëse kisha dëgjuar për Hafiz Ali Krajën – si një personalitet i madh i Fesë Islame në Shqipëri dhe njëri prej të dalluarve të Kombit shqiptar të shekullit të kakuar – nuk dija shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij.  Si përfundim fillova të lexoj ndonjë gjë më shumë nga jeta …

Më shumë...

Isa Ferizaj: Simbolet e LANÇ

Llazar Llazari: Duke kujtuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe dëshmorët e saj II

Simbolet e LANÇ, pasuri kombëtare, mbrojtja e tyre, një nga detyrat tona më të shenjta Ndër detyrat themelore për çdo anëtar të organizatës, këshill zonal, komitet cilido qoftë, e deri në komitetin kombëtar ka qenë është e do të jetë pikërisht mirëmbajtja, restaurimi, rivendosja në vendin e duhur dhe ringritja …

Më shumë...

Avokatët e krerëve të UÇK-së: Prokuroria nënvlerëson padrejtësisht Policinë e Kosovës – lirimi i përkohshëm nuk mund të refuzohet mbi dyshime të paargumentuara

Avokatët mbrojtës të krerëve të UÇK-së kanë reaguar ashpër ndaj parashtrimeve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, që kanë vënë në dyshim kapacitetet e Policisë së Kosovës për të zbatuar masat e lirimit me kusht. Në përgjigjen e mbrojtjes së Kadri Veselit, theksohet se Policia e Kosovës është pjesë e …

Më shumë...

Ramush Haradinaj nga Çabiqi: Mujë Krasniqi, zëri i lirisë në luftë dhe këngë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë” në Çabiq të Klinës, aktivitet kushtuar heroit Mujë Krasniqi. Në fjalën e tij, Haradinaj e kujtoi Mujën si simbol të guximit dhe zë të lirisë, duke theksuar se ai nuk ishte vetëm luftëtar, por …

Më shumë...