Daily Archives: 05/10/2023

Jeffrey Hovenier: Shërbimet tona të sigurisë e partnerë të tjerë do të vazhdojnë të mësojnë se çfarë ka ndodhur, në veri, më 24 shtator

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se çështja e përgjegjësisë mbi sulmin kundër Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit nuk  merr fund me deklarimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiq, se ai e ka organizuar sulmin. Do të thosha që gjëja …

Më shumë...

Abelard Tahiri: Nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka rikonfirmuar se deputetët e kësaj partie në Kuvend nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Grupi Parlamentar i PDK-së sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare e ka qëndrimin e qartë për të gjitha …

Më shumë...

John Kirby: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit, ka konfirmuar koordinatori për komunikim në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Kirby. Ai  ka thënë se Amerika  ka në Kosovë një numër të vogël të forcave ushtarake në kuadër të …

Më shumë...

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë nuk janë të mjaftueshme, duhen sanksione

Daniel Serwer

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë s’janë të mjaftueshme, pasi  Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se shteti i Serbisë ka qenë përgjegjës në përpjekjen  për kryengritje të dhunshme me qëllime politike që njihet si terrorizëm. Ngjarja e 24 shkurtit është një …

Më shumë...

Jeffrey Hovenier: Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave serbe

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Megjithatë, ai e ka përmendur që në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e …

Më shumë...

Ambasadori i Anglisë, Nicholas Abbott dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kanë vizituar të mërkurën kampin ushtarak të Bondsteel

Ambasadori i Anglisë, Nicholas Abbott dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kanë vizituar të mërkurën kampin ushtarak të Bondsteel

Dje ambasadori i Anglisë Nicholas Abbott dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kanë vizituar kampin ushtarak të Bondstil ku janë takuar me ushtarët britanikë, të cilëve do t’iu bashkohen edhe 200 trupa të tjerë shtesë në ditët në vazhdim si rezultat i ngjarjeve në veri të Republikës së Kosovës. Abbott ka …

Më shumë...

Faton B.Mehmetaj: Këmbanat e vjetra të Kishës së Deçanit-njëra ishte pronë e kishës së Shën Nikollës në Belle

Faton Mehmetaj

Falsifikimet e formuluara si “argumente historike” të krijuara nga qendrat pansllave, shërbejnë si dëshmi për të treguar “të drejtat historike” dhe ta shtroj rrugën për arsyetimin e politikës së tyre ekspansioniste. Akademia e Shkencave të Serbisë, por edhe Shkolla Antropologjike Serbe dhe recidivat e saj, të cilët vazhdojnë me interesa …

Më shumë...

“UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS” shfaqja më e mirë e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Nga 27 Gushti deri më 4 Shtator, 10 shfaqje teatrore nga teatro të gjeografisë shqiptare u shfaqën para publikut fantastik ferizajas, në kuadër të edicionit të 53-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Në këtë festival me trupat e tyre teatrore, morën pjesë Teatri “Adriana” me shfaqjen “Gënjeshtari”, Qendra Multimedia …

Më shumë...

Përfundoi instalimi i ndriçimit publik me drita digjitale SMART (ESCO) në Zatriq të Rahovecit

Sonte përfundoi instalimi i ndriçimit publik me drita digjitale SMART (ESCO), në Zatriq të komunës së Rahovecit, fshat ky që i dha shumë luftës dhe përpjekjes për liri. Ky projekt është një fakt që edhe Zatriqi bën pjesë në hartën e gjerë të investimeve në komunën e Rahovecit. Zatriqi ka …

Më shumë...

Përurohet vepra ”Semimaturantët e parë të Malishevës 1963/1964” – autor, Fatmir F. Krasniqi

Vepra më e re e autorit, Fatmir F. Krasniqi, ku për tematikë hulumtuese dhe studiuese ka,”Semimaturantët e Parë të Malishevës”, në periudhën e viteve 1963/1964, u përurua sot, përurim i cili ishte nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Në fjalën e rastit të Kryetari të Komunës …

Më shumë...

Në fshatin Tërnafc të Skenderajt nisi të ndërtohet trotuari

Një punë tjetër e mirë filloi sot në fshatin Tërnafc të komunës së Skenderajt, ku nisi të ndërtohet trotuari, një projekt ky shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për sigurinë e këmbësorëve, sidomos nxënësve në vajtjet ardhjet e tyre shtëpi-shkollë dhe anasjelltas. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, dhe …

Më shumë...

Sot është publikuar Marrëveshja e nënshkruar më 5 korrik të këtij viti në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në Tiranë

Sot është publikuar Marrëveshja e nënshkruar më 5 korrik të këtij viti në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në Tiranë. Kjo marrëveshje synon lehtësimin e procedurave doganore për inspektimin e produkteve me origjinë joshtazore. Ajo është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare në 30 gusht. Marrëveshja, e cila …

Më shumë...

MAPL: Përfundoi hartimi i Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve lidhur me largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni

Elbert krasniqi

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përfunduar hartimin e Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni. Këtë e bëri të ditur ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi. Sipas tij, udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës …

Më shumë...

Në 25-vjetorin e rënies në Polluzhë  nderohen dëshmorët Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe të martirët nga ky fshat

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, me familjarë e bashkëvendës, u bashkuan në Polluzhë, në 25-vjetorin e rënies dhe përjetësimit, ku nderuan kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe të martirëve nga ky fshat. Kryetari Latif mekëte rast …

Më shumë...

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë, veprimtari, publicisti e profesori, Qerim Feriz Rexhaj, nga fshati Cercë i komunës së Burimit

Qerim Rexhaj

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë, veprimtari, publicisti e profesori, Qerim Feriz Rexhaj nga fshati Cercë i Komunë së  Burimit.  Qerimi i përket një familjeje të njohur atdhetarësh, intelektualësh e liridashësish, të cilët kurdoherë në kthesat e mëdha shoqërore e kombëtare u radhitën në  anën e duhur të historisë. Ndarja …

Më shumë...

Diskutohet procesi i dëgjimeve buxhetore në Komunën e Ferizajt

Organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, gjatë ditës së sotme është mbajtur një punëtori me temë-avancimi i llogaridhënies në planifikimin financiar komunal. Në hapjen e kësaj punëtori Afrim Nesreti nga OSBE, ka thënë se kjo punëtori është e një rëndësi shumë të madhe me vet faktin që po diskutohet …

Më shumë...