Daily Archives: 06/05/2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,  ka përkujtuar heroin e kombit  Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij. Krasniqi ka shkruar  se Luan Haradinaj ka lënë prapa shumë mësime me shembullin e tij persona. “Me 6 maj të vitit 1997, ra për të mos vdekur kurrë, një ndër pushkët e …

Më shumë...

Edi Rama: Shqipëria është peng i një bllokimi mes dy vendeve dhe kjo është nga ato situatat që BE-ja mund ta krijojë vetë

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane foli për ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe rrugën drejt BE-së, të cilën e cilësoi proces neurotik. Ai tha se Shqipëria është peng i një bllokimi mes dy vendeve dhe tha se kjo …

Më shumë...

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 11 raste të reja, janë shëruar 7 të infektuar

COVID

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  770  testime  sa janë bërë në nivel vendi, 11  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka …

Më shumë...

Kryetari Kastrati viziton maturantët e shkollave të Malishevës që po qëndrojnë në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtoreshën për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, kanë vizituar maturantët e dy shkollave të komunës së Malishevës, që këto ditë po qëndrojnë në qytetin e Durrësit. Kryetari Kastrati bashkë me drejtoreshën Krasniqi kanë takuar maturantët dhe një pjesë të personelit drejtues …

Më shumë...

Komuna e Vitisë përkujton dëshmorin Nijazi Rexhepi

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Nijazi Rexhepi një delegacion i kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Bekim Azizi, kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti dhe kanë vendosur kurore lule. Homazhe kanë bërë edhe Komandanti i Stacionit …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Albin Kurti

Gjatë qëndrimit në Shtetet e bashkuara të Amerikës,  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. Ai sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Pas  kritikave të …

Më shumë...

Viktor Orban: Hungaria nuk do ta mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë

Kryeministri, Viktor Orban, ka deklaruar se Hungaria nuk mund të mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, në formën që e kanë  prezantuar, duke  përfshirë edhe embargon ndaj importeve të naftës së papërpunuar ruse. Në një intervistë për radion shtetërore hungareze, Orbani ka thënë se propozimi …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka zhvilluar takime të frytshme edhe këtë të enjte me qytetarë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka zhvilluar takime të frytshme edhe këtë të enjte me qytetarë nga anë të ndryshme të komunës së Rahovecit. I falënderoj për vizitat si dhe për rolin e tyre aktiv për arritjen e përparimit dhe mirëqenies së përgjithshme. Vazhdojmë të qeverisim së bashku, …

Më shumë...

Mehmet Bislimi: LUANIT

Luan Haradinaj

(me rastin e përvjetorit të rënies)   me Shkëlzenin po rrugëtonin nga moti në mot përflakur në qiellin e kaltër atdheut po i dilnin zot rreze dielli shpërndarë për botën liridashëse në shtigjet e bjeshkëve shemb mbi Shkëlzen e mbi Sharr si shqiponja mbi shkëmb   lulëkuqe të këputura nga …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Ishte gabim dhe arrogancë e Vetëvendosjes mos votimi i komisionit hetimor parlamentar për gjendjen energjetike

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur lidhur me votimin e themelimit të komisionit hetimor për energjinë elektrike në Kuvendin e Kosovës.  Ai ka thënë me këtë rast se që nga dita e parë, ishte gabim dhe arrogancë e tepruar e Vetëvendosjes mos votimi i komisionit hetimor …

Më shumë...

Krasniqi priti familjen e mësuesit Shaban Gjonbalaj

Në pritjen e organizuar të familjes së mësuesit Shaban Gjonbalaj, drejtoresha për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës Arbëreshë Krasniqi, ndër të tjera tha: ”Ndjejmë obligim të veçantë të shprehim mirënjohje për familjarët e mësuesit dhe pishtarit të arsimit shqip në këto treva për mësuesin Shaban Gjonbalaj. Drejtoria për …

Më shumë...

Deputetë nga radhët e PDK-së dhe AAK-së konsiderojnë se kryeministri Kurti, po i thyen parimet e tij në bisedimet me palën serbe

Kuvendi i Kosovës

Deputetë nga radhët e PDK-së dhe AAK-së konsiderojnë se kryeministri Albin Kurti po i thyen parimet e tij në bisedimet me palën serbe. Ata thonë se takimi i kryeministrit Kurti me kryetarin e Serbisë, Vuçiq në Berlin është vazhdë e takimeve rutine, e më pak dobiprurëse për shtetin e Kosovës. …

Më shumë...

Inspektorati komunal dhe ai i MMPH-së biseduan për inspektimin e ndërtimeve në territorin e Malishevës

Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj me bashkëpunëtor, ka pritur në takim zyrtar inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me të cilët kanë biseduar për çështjen e inspektimeve për ndërtimet në territorin e Komunës së Malishevës. Drejtoresha Kryeziu-Ramaj, ka bërë të ditur se …

Më shumë...

Për të tretin vit me radhë komuna e Ferizaj ndanë Bursë për të gjithë studentët 

Komuna e Ferizajt të gjithë studentëve aplikues në skemën komunale të bursave për vitin akademik 2021/2022, ka vendosur t’i ndahet bursë komunale, përveç aplikantëve që kanë përfituar bursë nga ndonjë institucion tjetër. Ky vendim vjen pas dyfishimit të numrit të përfituesve të bursës komunale, zotim që është përmbushur më parë …

Më shumë...

U mbajt Dëgjimi publik për projektin e ndërtimit të linjës së kombinuar 110 kV në Komunën e Ferizajt

Nën organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në komunën e Ferizajt, u mbajt Dëgjimi Publik për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së KOSTT për shpronësim dhe krijim të detyrueshëm të servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga implementimi i projektit: Ndërtimi …

Më shumë...

Nisin aktivitetet për shënimin e Javës së Dëshmorëve të komunën e Rahovecit

Gjatë ditës së enjte, kanë nisur aktivitetet për shënimin e Javës së Dëshmorëve të komunën së Rahovecit. Në nisjen e aktiviteteve kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu, anëtar të Kuvendit, përfaqësues të OVL e UÇK-së në Rahovec, familjar dhe …

Më shumë...