Daily Archives: 02/12/2021

Shqiprim Pula: “Zajednica”, si martesa e premtuar qysh n’vegjëli

Shqiprim Pula:

Marrëveshja për bashkësinë (“zajednica”) e komunave me shumicë Serbe, mbi të cilën kishte  pikëvështrime të ndryshme, pakica Serbe në Kosovë mbeti pala më e padëgjuar dhe më pak e përfshirë përgjatë dialogut, për integrimin e tyre në kuadër të shtetësisë së Kosovës.  Marrëveshja për bashkësinë (“zajednicën”) e komunave Serbe, u nënshkrua më 19 Prill, 2013 dhe më pas më 25 Gusht, 2015 ajo mbi Parimet e Përgjithshme. Nga …

Më shumë...

Kryetari Latifi në 32 vjetorin e rënies heroike, ka nderuar kujtimin për heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Kryetari i komunë së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe bashkëveprimtarë e familjarë, sot në 32 vjetorin e rënies heroike, kanë nderuar kujtimin për heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun. Kryetari Latifi tha se, Heronjtë janë flamurtarët që na prijnë në rrugën …

Më shumë...

Bashkësia protestante “Alfa&Omega” me dhurata për punonjësit e administratës komunale të Ferizajt

Vlerësimi dhe falënderimi për punën e punonjësve të administratës së Komunës së Ferizajt, ka shtyrë “Alfa&Omega” që të përgatisë 100 dhurata të përbëra nga ushqime, të cilat i dhuruan sot, për punonjësit e Komunës. Nazmi Berisha nga kjo Qendër tha se ky aktivitet po mbahet si shenjë falënderimi ndaj punonjësve …

Më shumë...

PDK dënon ashpër fushatën linçuese dhe shpifëse të Driton Ajazit kundër kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci

PDK dënon ashpër fushatën linçuese dhe shpifëse të Driton Ajazit kundër kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër fushatën e turpshme, linçuese e shpifëse kundër kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kundër Partisë Demokratike të Kosovës, nga ana e Driton Ajazit, kandidat për kryetar në Drenas, nga një iniciativë qytetare. I mësuar me logjikën e mashtrimeve e manipulimeve, Ajazi paturpësisht …

Më shumë...

Nuredin Ibishi: Mosnjohja e Kosovës nga katër vendet e Bashkimit Evropian është pengesë për anëtarësim e saj në NATO

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë se mosnjohja e Kosovës nga katër vendet e Bashkimit Evropian  është pengesë për anëtarësim e saj  në NATO. Hyrja në partneritetin për paqe e jep një garanci për një kohë të caktuar që Kosova mund të futet …

Më shumë...

Fadil Nura dha dorëheqje nga pozita e deputetit pas fitores në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të komunës, në Skenderaj

Fadil Nura

Zyrtari i lartë i PDK-së, Fadil Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës pas fitores në zgjedhjet vendore të 17 tetorit për kryetar të  komunës, në Skenderaj. Ai përmes një postimi ka njoftuar se ka  dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Republikës, …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar revolucionin e ri digjital që do të aplikohet, në Kadastër

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka zbuluar revolucionin e ri digjital që do të aplikohet, në Kadastër. Rama zbulon se nisma e re brenda këtij mandati do të zgjidhë hallet e qytetarëve. Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al është nisma, e cila sipas kryeministrit, Edi Rama, do të lidhë …

Më shumë...

Artan Grubi: Shtetit i duhet stabilitet, dorëheqja e Zaevit ishte e përshpejtuar

Artan Grubi

Partnerët e koalicionit qeveritar në Maqedoni sot edhe njëherë konfirmuan se shumica parlamentare është stabile dhe u zotuan për vazhdimin e programit qeveritar dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili bashkë me përfaqësues të BDI-së Fatmir Besimi dhe Bujar Osmani, në takim me …

Më shumë...

Sot nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga virusi korona, janë paraqitur 21 raste të reja, janë shëruar 10 të infektuar

Sot nuk u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, janë paraqitur 21 raste të reja, janë shëruar 10 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare ka konfirmuar  se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë i vdekur  nga virusi corona.  Gjatë kësaj kohe nga 1 mijë e 651 të testuar  janë raportuar 21  raste të reja të infektuara me këtë virus. …

Më shumë...

Reagimi i Kryetarit Kuçi

Reagimi i Kryetarit Kuçi Të dashur qytetarë të Junikut! Bashkëvendës të nderuar! Siç edhe e keni lexuar reagimin tonë zyrtar menjëherë pas rastit të shumë përfolur, më lejoni të ju drejtohem edhe njëherë! Ajo që unë mund të ju them me përgjegjësi morale, me bindje të plotë konstatoj se ky …

Më shumë...

Ministria e Mbrojtjes dhe KDS me bazë në Ferizaj, dhuroi donacion prej gjashtë kompjuterëve, Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ilaz Thaçi” në Han të Elezitë

Ministria e Mbrojtjes dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me bazë në Ferizaj, sot dhuroi donacion prej gjashtë kompjuterëve, Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ilaz Thaçi” në Han të Elezitë, të cilët kompjuter do ti përdorin nxënësit në kabinetin e TIK-ut. Drejtoria e shkollës vlerësoi lart bashkëpunimin ndërinstitucional me …

Më shumë...

Nëse Policia nuk i ofron garanci kreut të UÇK-së, në Hagë, ajo nuk është Polici e Kosovës, por e koalicionit qeveritar

Policisa

Mosinteresimi i Qeverisë dhe i Presidencës për të ofruar garanci për kreun e luftës, mund të komentohet në shumë mënyra, kur dihet mirë urrejtja e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit,  sidomos kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Kjo urrejtje në kushte dhe rrethana në cilat ndodhet Kosova,  është një morbiditet …

Më shumë...

Në nënkalimin e Nikadinit, nisi asfaltimi

Komuna e Ferizajt po vazhdon me realizimin e shumë projekteve infrastrukturore të cilat po e lehtësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune, një ndër to është edhe nënkalimi i Nikadinit, i cili nisi që të asfaltohet për t’u kompletuar tërësisht, së shpejti.  Për ti pa nga afër punimet ishte edhe …

Më shumë...

Escobar: Amerika mbetet e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës e Hercegovinës

Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i kryetarit amerikan për Ballkanin Perëndimor,  Gabriel Escobar,  iu drejtua me një fjalim Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara mbi angazhimin e administratës amerikane në rajon. Fokusi i fjalimit të tij ishte te çështja e Bosnjë-Hercegovinës, ku ai tha  …

Më shumë...

Christian Schmidt: Bosnja dhe Hercegovina përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës

Christian Schmidt

Përfaqësuesi i Lartë për Zbatimin e Marrëveshjes së Paqes për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt, paralajmëroi një kërcënim serioz për paqen në vend, në raportin e tij të 60-të,  që iu paraqit  Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres.  Megjithatë, raporti për Bosnje dhe Hercegovinën u shty për ditën e sotme, ndërsa  agjencia …

Më shumë...

Policia e Kosovës ka demantuar një lajm të përhapur nga kryetarja, Vjosa Osmani

Policia e Kosoves

Të hënën, nga kryetarja, Vjosa Osmani u raportua se një nga diplomatet rusë të shpallur persona non-grata,  ende është duke qëndruar në Kosovë. Lidhur me këtë ka reaguar Policia e Kosovës, duke thënë se këto informacione janë të pavërteta. Sipas Policisë  bazuar në informacionet zyrtare të evidentuara në sistemin kufitar, …

Më shumë...