Ish-mjeku i UÇK-së, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të zv.kryeministrit Bislimi, ku ky i fundit tha se është dakorduar t’ia dorëzojë “arkivat e UÇK-së”. Lekaj në një shkrim në Facebook, tha se Kurti dhe profesorët e tij, duke aluduar në Besnik Bislimin, gjetën gjuhë të përbashkët me Serbinë jo për njohjen reciproke, e as për krimet e luftës, masakrat, drejtësinë për viktimat, por për UÇK-në. Lekaj tha po ashtu se për Kurtin, UÇK është baraz me arkivat e ushtrisë dhe policisë serbe, vrastare dhe kriminale, është baras me vuajtjet e një populli që u shtyp, u persekutua, u vra dhe u dhunua nga Millosheviqi dhe ata që i shërbyen atij.
					
									 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					