Matthew Palmer

Palmer: Evropa po largohet nga Ballkani Perëndimor ndërsa SHBA po afrohen

I dërguari i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar në forumi i Davosit se përderisa Evropa po largohet nga Ballkani Perëndimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës por i afrohen këtij rajoni. Ai ka shtuar më tutje se Evropa duhet ta rishikojë vendimin e saj dhe sa më parë të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. SHBA-të vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor që ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite. Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Evropian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese. Shpresojmë që Këshilli i Evropës t’i rikthehet çështjes në mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, ka thënë në mes tjerash, i dërguari i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …