Pandeli Majko

Pandeli Majko: Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi sot se Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore duke vënë në shënjestër qëndrimin e PD-së për reformën në drejtësi, pas letrës së ambasadorit Donald Lu, drejtuar deputetëve një ditë më parë. Letra e djeshme e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një udhëkryq të pazakontë. Ajo është përgjigja ndaj saj”. Ajo  është e paprecedentë për mënyrën se si politika amerikane vendos raportet me një çështje në pamje të jashtme si “çështje e brendshme” e një vendi. Ka pak njerëz, por ka edhe në Partinë Demokratike që e kuptojnë “kodin” e saj. Askush nga ata që bëjnë sikur flitet për një “interes personal” të një ambasadori, me këtë që po ndodh, janë duke thënë të vërtetën. Është e tepërt që letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shikohet e lidhur edhe me “refuzimin” e Edi Ramës për dialog. Ky i fundit, në këtë fazë të reformës, nuk ka çfarë “të negociojë” edhe po të dojë ta bëjë këtë” shprehet Majko.

Në vijim, Majko shkruan se: “E vërteta e vërtetë është se politika shqiptare nuk është vënë nën presion për të pranuar të “pamoralshmen” apo “kapjen e sistemit”. Arsyetimi se refuzimi i reformës së drejtësise është një akt sovraniteti është ironik. Edhe zhurma nën tavolinë për refuzimin e një “Euleksi” në Shqipëri nuk ka asnjë paralele për një vend anëtar të NATO-s. Reforma e drejtësisë do të preki vetëm “sovranitetin” e sistemit të korrupsionit në vend. Refuzimi i kësaj Reforme do të njollosi vendin dhe politikën e tij. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe jo sovraniteti i saj është ai cfarë diskutohet me votimin ose jo të reformës në drejtësi. Refuzimi i Reformës të Drejtësisë nuk do të jetë një akt ku “cudia më e madhe zgjat tre ditë!” Letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të qartë se politika shqiptare është përgjegjëse për një vendim që shkon përtej një mandati katër vjeçar për të cilin ajo është votuar”. “Refuzimi i Reformës së Drejtësisë do të konsiderohet një akt frike i politikës. Historikisht kur politika dhe frika janë bërë bashkë ato e kanë izoluar Shqipërinë. 21 korriku është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika duhet të vendoset në krah të interesave kombëtare të vendit”, shkruan Majko.

Gjatë kohës kur disa qindra persona kishin dalë për të protestuar në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së dy shtetasve zezakë amerikanë, situata ka eskaluar me dhunë, me ç rast janë vrarë pesë policë dhe shtatë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda. Burime zyrtare bëjnë me dije se oficerët e policisë janë qëlluar me snajper gjatë kohës që po mbikëqyrnin protestën. Aktualisht policia po negocion me një tjetër të dyshuar, i cili ndodhet në një parking makinash dhe po kërcënon se do të sulmojë sërish. Gjatë momentit që policia iu afrua zonës, personi në fjalë mësohet të ketë hapur zjarr kundrejt oficerëve. I dyshuari ka thënë gjithashtu se ka një sasi të madhe eksplozivi dhe se do ta aktivizojë lëndën plasëse në rast se policia do të afrohet. Autoritetet raportojnë se hetuesit po marrin në pyetje personat e ndaluar, por në bazë të komunikatës së tyre, ata nuk po bashkëpunojnë për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Të dyshuarit kanë sulmuar në shenjë hakmarrjeje kundër vrasjeve gjatë dy ditëve të fundit në Minesota dhe Louisiana, ku dy zezakë  janë vrarë  me gjakftohtësi nga policia. Ky krim i policisë ka shkaktuar edhe protesta masive në shumë shtete amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …