Vetëvendosje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëvendosej, e këtë herë me 11 mijë euro, por në dy raste të ndara

PZAP ka njoftuar se këto vendime janë marrë në seancën e panelit të mbajtur dje. Në rastin e parë, Vetëvendosje u dënua me 5 mijë euro, pas aprovimit të ankesës së parashtruar nga PDK-ja, për shkak se siç thuhet në njoftimin e PZAP-së, pati ndeshje të kodit të mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Sipas PZAP-së në ankesën e PDK-së thuhej se kandidatja e VV-së, Albena Reshitaj ka publikuar një fotografi, në një nga tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën shihet një parullë e vendosur nga simpatizantët dhe mbështetësit e VV-së, e që sipas tyre ka gjuhë e cila nxit urrejtje, ofendim, denigrim dhe shpreh ngjyrime përçmuese për partitë kundërshtuese të VV-së. Po ashtu në rastin e dytë VV-ja është dënuar për ankesën e bërë nga PDK-ja.  Ankesa e pranuar e gjobiti VV-në në vlerë prej 6 mijë eurove. Në ankesë thuhet se kandidati i VV-së për deputet, Haxhi Avdyli ka postuar një video, me tekst shoqërues, që është realizuar brenda Klinikës së Neurologjisë, ku provokohet numri i listës, me të cilin ai kandidon, si person që mban pozitë publike, siç thuhet në ankesë, ka shfrytëzuar këto ambiente me qëllim të përfitimit të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Përplasje mes LVV dhe PDK për zvarritjen e krijimit të Qeverisë së re

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, partitë politike …