PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot vendos për 9 partitë politike të pa certifikuara nga KQZ

Nëntë parti politike që kanë dorëzuar apelin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sot do të kuptojnë se cili do të jetë vendimi i këtij institucioni të pavarur prej 10 anëtarësh. Gjyqtarët e këtij paneli kanë vazhduar trajtimin e apeleve gjatë ditës derisa afati për vendim përfundon sot. Ky proces për PZAP-në vjen pas moscertifikimit nga KQZ-ja të kandidatëve të nëntë subjekteve politike për zgjedhjet e shkurtit. Ky proces i parakohshëm zgjedhor vjen pas aktgjykimit të Kushtetueses për të cilin Albert Krasniqi nga Demokracia + ka thënë se është obligativ e duhet të respektohet nga të gjithë. Sipas tij, nëse nuk respektohet, rasti mund të shkojë deri në Prokurorinë e Shtetit. Vendime po pret Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma dhe gjashtë subjekte të tjera që nuk iu certifikuan listat e kandidatëve të premten nga Komisioni Qendror Zgjedhor meqë kanë të përfshirë njerëz të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nga gjykatat. Pas PZAP-së, derë tjetër për ankesa është Gjykata Supreme ndërkaq të gjitha këto procedura duhet të përmbyllën më së largu deri më 31 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …