Papa Françesku

Papa Françesku: Është gabim të quash konfliktin në Ukrainë një luftë ruso-ukrainase, në realitet është një luftë botërore

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i shtetit të Vatikanit, Papa Françesku tha se është gabim të quash konfliktin në Ukrainë një luftë ruso-ukrainase, sepse në realitet është një luftë botërore. Siç raportojnë mediat e afërta me Vatikanin, Papa gjatë vizitës së tij në Kazakistan kah mesi i shtatorit është takuar me disa priftërinj jezuitë. Papa Françesku gjatë kësaj vizite ka dhënë deklaratë për transmetuesin jezuit “Civilta Cattolica” dhe se ka folur për luftën Rusi-Ukrainë që vazhdon. “Lufta po vazhdon. Mendoj se është gabim ta mendosh atë si një film kaubojsh ku ka personazhe të mirë dhe të këqij. Është gjithashtu e gabuar të mendosh se kjo është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës. Jo. Kjo është një luftë botërore”, tha Papa. (Anadolu shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …