Papa Françesku ka kërkuar veprime konkrete dhe emergjente ndaj ndryshimeve klimatike. Ai tha sot se valët e fundit të të nxehtit në shumë pjesë të botës në njërën anë si dhe përmbytjet në anën tjetër, tregojnë se ne duhet të ndërmarrim urgjentisht veprime të caktuara për t’i luftuar këto ndryshime të mëdha klimatike. “Ju lutem, ua përsëris thirrjen time udhëheqësve botërorë të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse. Është sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, i prek të gjithë. Le ta mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët” raportojnë medie të ndryshme të ketë deklaruar gjatë ditës së sotme, Papa Françesku.
Kontrolloni gjithashtu
BE publikon raportin e progresit për Shqipërinë: Vlerësohen reformat, por kërkohen përpjekje të vazhdueshme
Bashkimi Evropian ka publikuar raportin e fundit të progresit për Shqipërinë, ku vlerësohen hapat përpara …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
