leoni

Para Shkollës “Dragisha Ivanoviq” në Podgoricë të Malit të Zi, janë regjistruar skena ekstreme klero-nacionaliste

Para Shkollës “Dragisha Ivanoviq” në Podgoricë të Malit të Zi, janë regjistruar skena ekstreme klero-nacionaliste

Para Shkollës Fillore “Dragisha Ivanoviq” në Podgoricë të Malit të Zi, janë regjistruar skena shqetësuese. Video-pamjet tregojnë se si nxënësit e asaj shkolle, me tre gishtat e ngritur lart, kanë kënduar këngën e beretave famëkeqe të kuqe, “Krishti, Zoti”, e cila ishte gjithashtu pjesë e repertorit të pjesëmarrësve në tubimet para ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi. Sipas mediave lokale, regjistrimet u bënë gjatë pushimit të gjatë, kur nxënësit kënduan këngë të famshme nacionaliste serbe kushtuar Kosovës, raporton mediumi kroat “Dnevno”.

Kështu fëmijët kënduan “Vidovdanin”, dhe vargjet “Kudo që të shkoj, kthehem përsëri tek ti, si të ma rrëmbejnë Kosovën nga shpirti”,  kumbuan nga oborri i shkollës. E gjithë kjo po ndodh për shkak të atmosferës së elektrizuar në Mal të Zi dhe tensioneve ndëretnike që arritën kulmin e tyre me fronizimin e Mitropolitit serb Joaniki në Manastirin Cetinje, simboli kombëtar i Malit të Zi shumëkombësh dhe modern.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …