RKL: Në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” nuk lejohen libra për dëshmorët, por vetëm botimet e Kohës së Veton Surroit

Parathënia e monografisë, “FENIKSËT E LIRISË-18”

Nga viti në vit, duke filluar në vitin 2001, me përpjekje të jashtëzakonshme për ta zbardhur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me fakte e argumente, me gjurmimin e  të dhënave autentike për jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, nga bashkëluftëtarët dhe familjarët e tyre,  nga burime e të dhëna të tjera, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së, nxori në dritë edhe vëllimin më të ri  të projektit, me botimin e radhës së librit, “FENIKSËT E LIRISË 18”.

Daljen në dritë të këtij vëllimi  e kanë mundësuar tre donatorë: HasanAdemaj, Qemajl Rexhepi dhe Unioni i Bizneseve Shqiptaro – Gjermane, meqë Redaksia nuk arriti që vetëm nga fondi i saj, me shitjen e librave,  ta botojë këtë vëllim.

Ky është vëllimi i dytë  i projektit që financohet nga donatorët…. Vëllimin e katërt të kësaj monografie e kishte financuar Ministri i Kulturës,  Behxhet Brajshori, në vitin 2004. Të gjitha vëllimet e tjera janë botuar nga shitjet e librave, kryesisht nëpër institucione të vendit. Asnjëherë shitja e ekzemplarëve të një libri,  nuk ka mjaftuar për ta botuar librin vijues. Mjetet e munguara janë plotësuar nga Fondi i Radios-Kosova e Lirë, ose heqja dorë e kompensimit material të redaktorëve të librit.

Pavarësisht mungesës së mbështetjes institucionale, Redaksia e monografisë ka bërë dhe në të shumtën e rasteve bën punë vullnetare, shpeshherë edhe me shpenzime nga vetë autorët e biografive të dëshmorëve.

Njëzet e një vjet pas luftës dhe 19 vjet nga fillimi i botimit të kësaj monografie, na lajmërohet një fenomen deri diku edhe i pritur. Tani ka arritur koha që edhe bijtë e bijat e dëshmorëve dhe të afërmit e tyre  të shkruajnë biografi për prindërit  dëshmorë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në numrin 18-të të kësaj monografie ndodhen rreth 40 biografi të shkruara nga vetë familjarët, të cilët në bashkëpunim me redaktorët  dhe duke iu përmbajtur pyetësorit i kanë lehtësuar punën Redaksisë.

Jo rastësisht, në fillim  librin e kishim emërtuar me emrin e  feniksit, zogut që “rilind” nga hiri i vet. Tani janë pikërisht disa nga këta “feniksë”,  të cilët vullnetarisht po bëhen pjesë në përmbarimin e këtij projekti. Të tilla janë ligjet e jetës, ato kurrë nuk gabojnë dhe vënë gjithçka në vendin e vet. Përshëndesim me këtë rast të gjithë bijat e bijtë e dëshmorëve dhe më të afërmit e tyre, që kanë dhënë një kontribut në daljen në dritë të këtij vëllimi. Me qëllim që ky projekt të realizohet sa më parë, tani e tutje do të kërkojmë bashkëpunim të përhershëm me familjarët e dëshmorëve, biografitë e të cilëve ende nuk kemi arritur t’i prezantojmë në vëllimet e kësaj monografie.

Në këtë vëllim janë prezantuar  jetëshkrimet për 71 dëshmorë të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Biografitë e 30 dëshmorëve i ka përgatitur Redaksia, ndërsa i ka redaktuar e plotësuar edhe 41 biografi të dëshmorëve, të shkruara nga familjarët dhe të afërmit e tyre. Kjo praktikë është lejuar në tre numrat e fundit, në mungesë të mjeteve financiare për të mbuluar rrugëtimin në terren si dhe reduktimit të anëtarëve të Redaksisë me rastin e vdekjes së tre  bashkëpunëtorëve të Redaksisë, Zenun Gjoci, Fetnete Ramosaj dhe Milazim Kadriu,  të cilët i përkujtojmë me respekt e dhembje.

Përshëndesim me këtë rast bashkëpunëtorët, të cilët shfaqen gatishmëri dhe na ndihmuan për ta përgatitur dhe për ta botuar  vëllimin e 18-të të edicionit: FENIKSËT E LIRISË.

Autorë të 40 shkrimeve të kësaj monografie  janë: Zejnepe Derguti, Miranda Ukëhaxhaj, Ejup Maqedonci, Avdyl Krasniqi, Bardhyl Hoxha, Florim Isufi, tri shkrime, Miftar Kurti, Shyqëri Haxha, Agim Hoti, Xhevat Qarri, Emin Gerbeshi, Hasan Ademaj, Besnik Hoti, Dren Brahimaj tri shkrime, Hatixhe Zeka Mehmeti, Xhemajl Pllana, dy shkrime, Hasan Cacaj, Vllaznim Jakupi, Afrim Hoti, Arbnora Çitaku, Xhevat Dervishi, Sabri Duraku, Albert Kryeziu, Muhamet Mala e Skënder Xani, Miftar Mehani, Niman Nimani, Njazi Ramadani, Naim Kodra, Sabrie Shala-Muça, Nebih Begolli, Gafaf Shyti, Ismet Guraziu, Ramadan Ibrahimi, Kismete Maznikolli dhe Rrezor Dritan Ferati. Emrat e autorëve janë evidentuar në fund të çdo shkrimi.

Emrat e redaktorëve dhe të bashkëpunëtorëve të rregullt të Redaksisë janë shënuar me iniciale.

Redaksia ka reaguar në vazhdimësi dhe reagon edhe kësaj radhe kundër përvetësimit të shkrimeve të këtyre vëllimeve të  monografive nga shkrues të papërgjegjshëm dhe shitjes së librave të tyre për qëllime përfitimi. Redaksia ka zbuluar se ( A. M. – M. Z. -E. S.) e të tjerë të cilët përvetësojnë shkrimet, shërbehem me të dhënat tona në terren dhe nuk citojnë asnjë burim relevant, duke shkelur të drejtën e autorit, në këtë rast të drejtën e Redaksisë, Dëshmorët e UÇK-së, projektin e së cilës e kanë lejuar dhe e kanë nënshkruar krerët e luftës, komandantët e shtatë zonave operative gjatë luftës dhe krerët e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Dokumenti i nënshkrimit ndodhet në pjesën e fundit të librit.  

Redaksia

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …