Parlamenti Evropian miraton dy amendamente për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria në Maqedoni

Parlamenti Evropian miratoi raportin lidhur me pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE

Parlamenti Evropian ka miratuar me një shumicë dërrmuese raportin që Bashkimi Evropian t’i pezullojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë. Ligjvënësit e mbështetën me 370 vota për, 109 kundër dhe 143 abstenime ngrirjen zyrtare të procesit. Megjithatë, janë Qeveritë e BE-së ato që e thonë fjalën e fundit për çdo lloj suspendimi. Ajo e akuzoi Erdoganin për një “gjah shtrigash kundër kritikëve”, duke iu referuar asaj që BE-ja e sheh si shtypje të disidencës, rrënim të pavarësisë së gjyqësorit dhe kthim kah autoritarizmi, veprime këto që bien ndesh me vlerat demokratike dhe parimet e lirisë së shprehjes të bllokut. Ankaraja zyrtare e cilësoi votën si të pakuptimtë. Zëdhënësi i partisë turke në pushtet AKP, Omer Çelik, e quajti “të pavlefshëm, jovalid dhe të pandershëm miratimin e raportit për pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …