Partia FJALA hapi fushatën në Prizren ku prezantoi tetë kandidatët për deputetë

Partia FJALA hapi fushatën në Prizren ku prezantoi tetë kandidatët për deputetë

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, ka prezantuar sot në shadërvanin e Prizrenit, kandidatët e tij për deputetë. Në këtë prezantim elektoral, Kelmendi ka deklaruar se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin. Ai po ashtu tha se në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe tre prej tyre me aftësi të kufizuara, kategori kjo që është lënë anash dhe harruar krejtësisht. Më pas Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrenit në dyqane e rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …