Partia Katalanase “Junts” i kërkon Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës

Partia katalunjase,  ” Së bashku për Katalonjën”, e udhëhequr nga Karl Puigdemont, ka paraqitur një propozim në Parlamentin e Spanjës, duke kërkuar që qeveria spanjolle të njohë pavarësinë e Kosovës. Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008. Kjo parti  thekson se njohja e Kosovës nga Spanja është jetike për politikën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe se refuzimi aktual i Madridit përbën një pengesë dhe faktor destabilizues. Propozimi thekson se Kosova është njohur nga 104 vende anëtare të OKB-së dhe 22 shtete të BE-së, duke përfshirë dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmon ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Partia gjithashtu rikujton njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja që nga janari i këtij viti, gjë që u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …