Dik Marti: Kërcënimi nuk erdhi nga ata që unë i akuzova, për trafikim organesh, por erdhi nga ata që më përkrahen

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë kundër raportit mashtrues të Dik Martit për UÇK-në

11 vjet pas hartimit të raportit të ish-senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty me pretendimet se UÇK-ja ka kryer krime kundër njerëzimit, Partia Socialiste e Shqipërisë  ka depozituar në Kuvend e Shqipërisë një rezolutë kundër këtij raporti. Rezoluta do t’i dorëzohet në shtator Këshillit të Evropës të cilit i kërkohet të distancohet nga akuzat e Martit të paprovuar nga hetimet ndërkombëtare. Partia është kujdesur të evidentojë se 11 vjet pas hartimit të raportit të Dick Martyt, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij në raport nuk janë vërtetuar. Sipas Partisë Socialiste pas 10 vitesh hetime është konstatuar, se raporti i Dick Marty “për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri apo në Kosovë”, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte, ku për rrjedhojë duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare. Për këtë shkak Partia Socialiste ka propozuar “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Me këtë rezolutë kërkohet nga Këshilli i Evropës  që të realizojë një raport vijues dhe si rrjedhojë rishikimin e rezolutës së Dick Martyt, e cila ishte miratuar në vitin 2011.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …