BASHKËPUNIMI I ARDHSHËM NË MES TË AKK-së DHE LANDIT STEIERMARK NË AUSTRI

Partitë opozitare kanë tërhequr vërejtjen se shëndetësia në Kosovë është pranë kolapsit

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë tërhequr vërejtjen se shëndetësia në Kosovë është pranë kolapsit. Ish-ministri i Shëndetësisë, nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë për Ekonomia Online se ndërrimin i ministrave ka lënë shije të keqe në këtë sektor dhe se kryeministri Albin Kurti nuk e ka vëmendjen te kuadro e reja të cilat dita ditës po largohen nga Kosova. “Ka papërgjegjësi totale në udhëheqjen e këtij sektori jo tash, por qe 20 muaj të kësaj qeverie duket qe nuk ka as vizion dhe nuk kemi parë as program të qartë se si të punohet dhe menaxhohet por edhe të ecet tutje në avancimin e shërbimeve shëndetësore” ka theksuar ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Edhe deputeti i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka konstatuar se gjendja në sektorin e shëndetësisë nuk është aspak e mirë dhe nuk mund të vazhdohet edhe më tutje me këtë gjendje. Ai ka theksuar se fajtor për këtë gjendje është kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …