Brickos

Seanca e Kuvendit të Kosovës për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti i vazhdon punimet edhe sot

Partitë politike shprehen të gatshme për organizimin e zgjedhjeve gjatë muajit shkurt

Partitë politike në vend kanë shprehur pajtueshmëri për organizimin e zgjedhjeve brenda muajit shkurt, nëse nuk ka konsensus lidhur me postin e kryetarit të Kosovës. Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj tregon arsyen pse fundi i muajit shkurt është data e fundit për organizimin e zgjedhjeve, nëse s’ka pajtueshmëri për kryetarin e Kosovës. E të palëkundur për këtë çështje shprehen nga partia e Ramush Haradinajt, i cili edhe ka shprehur kandidaturën për president. Deputeti, Pal Lekaj thotë se për kandidaturën e Haradinajt nuk bëjnë kompromise, derisa thekson se AAK pajtohet për çfarëdo date që të caktohet për zgjedhje. Mbajtjen e zgjedhje sa më të shpejtë për kërkon deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili thotë se sa më herët që ato mbahen, aq më mirë do të jetë për vendin. Ndërkaq, deputetja nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha thotë se duhet të shteren të gjitha mundësitë për postin e kryetarit të vendit./KP/

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …