Sot në selinë e Radios Kosova e Lirë kanë qëndruar për një vizitë familjarë dëshmorësh nga SHFD e UÇK-së, dega në Pejë

Sot në selinë e Radios Kosova e Lirë kanë qëndruar për një vizitë familjarë dëshmorësh nga SHFD e UÇK-së, dega në Pejë

Sot në selinë e  Radios Kosova e Lirë kanë qëndruar për një vizitë familjarë dëshmorësh  nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega në Pejë.  Ata u priten nga kryeredaktorja e Radios, Arbanë Qeriqi-Gashi. Me këtë rast Drejtorisë së Radios Kosova e Lirë, Dega e Shoqatës i ndau një  “Mirënjohje” për kontributin që ka dhënë dhe jep vazhdimisht kjo radio për familjet e dëshmorëve të UÇK-së. Të pranishëm ishin: Ali Metush Gashi, djalë dëshmori, Safete Rexhep Shala motër dëshmori, Dren Sherif Brahimaj, djalë dëshmori, Arta Ramiz Brahimaj, bijë dëshmori, Besart Haki Krasniqi, djalë Dëshmori, Kismete Isuf Maznikolli, bijë dëshmori, dhe Agim Xhemajl Brahimaj, djalë veterani. Në fund të vizitës, Redaksia e Dëshmorëve “Feniksët e Lirisë”,  u ndau nga një ekzemplar të vëllimit të 18-të, të monografisë, ku janë  prezantuar biografitë e prindërve  dhe të afërmve të tyre.

Sot në selinë e Radios Kosova e Lirë kanë qëndruar për një vizitë familjarë dëshmorësh nga SHFD e UÇK-së, dega në Pejë

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …