KEK
Fillimi / Lajmet / Pas largimit të Britanisë së Madhe pritet që prodhimi bruto i BE-së të zvogëlohet me 2. 8 trilionë dollarë
Pas largimit të Britanisë së Madhe pritet që prodhimi bruto i BE-së të zvogëlohet me 2. 8 trilionë dollarë

Pas largimit të Britanisë së Madhe pritet që prodhimi bruto i BE-së të zvogëlohet me 2. 8 trilionë dollarë

Pas largimit të Britanisë së Madhe, pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto i BE-së të zvogëlohet me 2,8 trilionë dollarë. Sipas të dhënave të përpiluara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, PBB-ja e përgjithshme e ekonomisë së BE-së me treg të përbashkët për vitin e kaluar ishte 16 trilionë e 220 miliardë dollarë. Kontributin më të madh në këtë shifër e ka dhënë Gjermania, ndërsa menjëherë pas saj Britania me dy trilionë e 849 miliardë dollarë. Shifra në fjalë përkon me 17,6 për qind të PBB-së së BE-së. Edhe këtë vit, pritet që kontributi i Britanisë në ekonominë e BE-së të realizohet në nivelin dy trilionë e 761 miliardë dollarë. Ndërsa parashikohet që BE-ja 28-anëtarëshe të nxjerrë një PBB prej 16 trilionë e 477 dollarë, nëse kjo shifër llogaritet pa Britaninë, atëherë ajo shkon në 13 trilionë e 716 miliardë dollarë. Në këtë mënyrë, duke u bazuar në shifrat për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë do të ketë efekt me 2,8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 500 punëtorë shëndetësorë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës gjatë muajit mars

MSH: Deri tani janë vaksinuar rreth 96 mijë qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga fillimi i vaksinimit e deri më tani, janë ...