Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Përurohet libri: “Zhurmuesit e demokracisë” i autorit, dr. Jakup Krasniqi

Nesër, më 28 qershor 2016, në orën 12.00, në amfiteatrin e  Bibliotekës Kombëtare, në Prishtinë do të përurohet libri: “Zhurmuesit e demokracisë” i autorit, Jakup Krasniqi. Në këtë libër autori trajton  probleme të zhvillimit politik në vend, duke marrë në trajtim “zhurmuesit” e demokracisë . Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja: çka synojnë dhe cila është gjuha që përdorin zhurmuesit, këta armiq të demokracisë, të mendimit e të fjalës së lirë? Siç janë të ndryshme shfaqjet e zhurmuesve, e shumëllojtë është edhe gjuha që e përdorin ata, por qëllimin e kanë të përbashkët, heshtjen e mendimit të kundërt, të ideve të kundërta e të fjalës së lirë. Ata synojnë konservimin e pushtetit, mbajtjen e tij të kapur nga njerëzit që nuk respektojnë asnjë normë ligjore e kushtetuese.” (…) Dr. Jakup Krasniqi është autori i disa veprave të botuara në periudhën pas luftës. Në veprat e tij trajton probleme aktuale politike por edhe probleme të ndërlidhura të së kaluarës në kontestin historik.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …