Mogherini: Thaçi dhe Vuçiq

Pas Samitit të Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Tiranë

Pas Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Tiranë. Bëhet fjalë për procesin e “Brdo-Brijuni”-t, që organizohet këtë vit në kryeqytetin shqiptar në datat 8 dhe 9 maj. Kjo po shihet nga Brukseli edhe si një mundësi tjetër, për t’i dhënë hov dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç tha në Bruksel se, takimi i Berlinit ishte një kontribut, por se BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini do të ruajë kontaktet me palët dhe do të marrë pjesë në takimin e Tiranës, ku do të përpiqet të ulë në një tryezë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin. “Mogherini është e gatshme të organizojë një takim të ri në kuadër të kornizës së dialogut, por Kosova duhet të pezullojë taksën mbi mallrat serbe, në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë shpejt”, tha Koçijançiç.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …