Pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit dhe reagimit të Tel-Avivit, ministrat e Jashtëm të BE-së nuk po gjejnë një përgjigje të përbashkët

Pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit dhe reagimit të këtij shteti,  ministrat e Jashtëm të BE e kanë të vështirë të gjejnë një përgjigje të përbashkët. Tani e kanë radhën krerët e shteteve dhe qeverive të Unionit. Ndalimin e shkëmbimit të zjarrit për arsye humanitare do ta mbështesnin patjetër vendet anëtare të BE, është i mendimit, i ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Josep Borrell. Një armëpushim i tillë duhet që të sillte ndihmat humanitare në Rripin e Gazës dhe popullsia civile të vendoset në siguri. Për këtë u konsultuan të hënën ministrat e Jashtëm të BE. Pozicionin përfundimtar do ta vendosin krerët e shteteve dhe qeverive të BE në takimin e tyre në Bruksel në fund të javës, theksoi Borrell. Konsensusi bazik është i mundur edhe pas takimit të ministrave të Jashtëm, edhe pse nuk pati një miratim formal.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …