Pas takimit me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, diplomatët: Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak mbajtën konferencë për medie

Pas takimit me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, diplomatët: Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak mbajtën konferencë për medie

Pasi kanë arritur në Prishtinë, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas dy takimeve të shkurta me kryetaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurit  u mbajt një konferencë për medie. Fillimisht, Lajçak paralajmëroi se do t’i vazhdojnë diskutimet me kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, lidhur me planet për javët dhe muajt e ardhshëm. “Kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për planet tona në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Lajçak. Emisari evropian tha se do të qëndrojnë në Kosovë deri të mërkurën. Deri atëherë tha se shpreson të bëhet më e qartë ajo  çfarë duhet të presim nga e ardhmja dhe se si të ndërtohet procesi. Ndërkohë, Gabriel Escobar siguroi se Kosova e ka një partner dhe mik të mirë sikur  është Amerika. Duhet të jeni miq me Shtetet e Bashkuara”, tha ai, ndërsa tregoi se si Kosova duhet ta ndjek rrugën e saj euroatlantike. Nga perspektiva amerikane dua vetëm të theksoj se Shtetet e Bashkuara mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Pastaj ju jeni evropianë, ju jeni historikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht evropianë”, tha ndër tjerash diplomati amerikan, dhe  foli edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit. Para tyre, kryeministri Kurti foli për prioritetet dhe punët e Qeverisë, dhe u vetë lavdërua   në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Grupit Parlamentar të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se …